Rriten kërkesat për paruket e Trumpit (FOTO LAJM)

Pothuajse të gjithë duan të jenë Donald Trump në këtë sezon të festivalit në Austri – aq shumë saqë dyqanet e veshjeve me qira kanë mbetur pa paruke imituese të stilit të flokëve të presidentit amerikan.

Manuela Plank, ka thënë për transmetuesin shtetëror ORF se ka prodhuar paruke në bazë të stilit të flokëveTrump për shkak të kërkesave të mëdha.

Ajo shtoi se vetëm gjatë fundjavës iu kanë harxhuar ato që i kishte përgatitur në dyqanin e saj në Pfaffstaetten, në jug të Vjenës, për shkak se në përgjithësi është vështirë të gjenden gjëkundi.

Austria e feston e Kremshtës së Madhe me dhjetëra ballo dhe ngjarje të tjera maskimi gjatë dimrit.
Shtuar më 20/02/2017, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori