Rrëzohet një bombardues i Luftës së Dytë Botërore
Një aeroplan bombardues i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua sot ndërsa po përpiqej të aterrojë në SHBA.

Gjashtë persona në aeroplan morën plagë gjatë incidentit që ndodhi në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bradley, në veri të Hartford, Connecticut, thanë zyrtarët.Tym i zi u ngrit ndërsa ambulancat mbërritën në vendin e rrëzimit të aeroplanit B-17.”B-17″ kishte regjistrim civil, jo ushtarak, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit amerikan.

Jo larg nga vendi i rrëzimit ndodhet Muzeu i Aviacionit të Anglisë së Re.Avioni i përkiste Fondacionit Collings, një institucion arsimor që priti një përmbledhje të avionëve antikë të quajtur “Krahët e Lirisë” në aeroportin e Bradley këtë javë.

Shtuar më 02/10/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori