Shumica e njerëzve i duan shumë surprizat, por disa prej tyre u ndodhin gjera te çuditshme kur marrin surpriza. Kështu i
ndodh edhe Caitlin
Wallace e cila rrëzohet sa
here qe i
ndodh diçka e papritur apo surprizë.
26-vjeçarja vuan nga sëmundja cataplexy, ku momentet e emocioneve shkaktojnë dobësi muskulore. Kjo mund të shkaktojë lirim të muskujve të fytyrës dhe dobësi të gjunjëve deri në kolaps total.
Qeshje, gëzimi, zemërimi, eksitimi dhe frika mund të shkaktojnë reagime, por për znj.
Wallace shkak është befasia. Edhe gjërat e thjeshta si zilja e telefonit, përplasjet e objekteve, letrat tek dera dhe troket postieri, shkaktojnë rënien e saj dhe e keqja është se kjo mund të
ndodhë edhe 20 herë në ditë.
Për këtë gjendje të saj ekstreme ajo shprehet se e humb komplet kontrollin e gjithë muskujve dhe është e paralizuar për disa minuta. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2011,
ora 17:31