Rrëzohet avioni i James Bond, vdes piloti
Piloti i një avioni të vogël, i përdorur nga James Bond në filmin “Octopussy”, ka humbur jetën në një incident në rajonin e Tirolit, mes Italisë dhe Austrisë.

Viktima është gjermani Guido Gehrmann, i skuderisë së fluturimit akrobatik të Red Bull, “Flying Bulls”. Gjatë pasdites së të mërkurës, avioni i vogël i tipit “BD-5J” po kthehej në Salsburg pas një spektakli në Tirol, kur papritur piloti i sinjalizoi kullës së kontrollit një problem. Për t’i mundësuar uljen urgjente u mbyll për trafikun autostrada, por piloti zgjodhi një rrugë provinciale dhe për rrjedhojë u përplas në tokë.
Shtuar më 02/05/2013, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori