Nga Guantanamo në ministër i Mbrojtjes afgane, ja vendimi i talebanëve

Sipas një informacioni paraprak nga mediat e huaja, një person që ndodhej më parë në burgun famëkeq të Guantanamos, do të emërohet ministër i mbrojtjes në qeverinë e re afgane që pritet të krijohet.

Mullah Abdul Qayyum Zakir u lirua nga kampi që drejtohej nga SHBA në Kubë në vitin 2007, gjatë presidencës së George Ë Bush. Ai u arrestua nga forcagt amerikane gjatë invazionit në Afganistan në vitin 2001.

Zakir që mbante numrin 8 kur ishte në burg thuhet se u lirua pasi iu tha zyrtarëve amerikanë se nuk ka ndërmend të kthehet në fushëbetejë.

Megjithatë, sapo u largua nga burgu, ai drejtoi operacionet në Helmand, përpara se emërohej si komandanti më i lartë i talebanëve.

Zakir është një mik personal i Ismail Qani, kreu i grupit elitë Quds në Iran dhe prej tij ai është furnizuar me armët më moderne.

Sipas agjencisë së lajmeve Alarby, Zakir ishte në krye të forcave talebane kur ata hynë në pallatin presidencial në Kabul./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 19:12