Rrahja e parë e zemrës së fëmijës, 16 ditë pasi nëna mbetet shtatzënë
Studimi më i fundit i publikuar tregon që rrahja e parë e zemrës të një fëmije ndodh 16 ditë pasi nëna ka ngelur shtatzënë.

Shkencëtarët mendonin se hera e parë që muskuli i zemrës kontraktohej për të rrahur ishte ditën e tetë pas ngjizjes te minjtë, që te njerëzit konvertohet në 21 ditë.

Por skuadra e Fondacionit Anglez të Zemrës BHF në Universitetin e Oksfordit ka zbuluar se ndodh shumë më shpejt.

“Duke kuptuar se si zemra fillon të rrahë në fillim dhe se si lindin problemet gjatë zhvillimit të saj, jemi një hap pranë parandalimit të sëmundjeve të zemrës që nisin që gjatë shtatzanisë” është shprehur Professor Paul Riley për Daily Mail.

Sipas tij dhe skuadrës së shkencëtarëve këto zbulime mund të çojnë në gjetjen e kurave për sëmundjet e lindura dhe riparitmit të muskujve të dëmtuar të organit pas një ataku në zemër./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2016, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori