Nga Kane te Davies, në Angli dhe Spanjë zbulojnë merkaton e Real Madrid

Në Madrid është koha për merkato, për të përpiluar ekipin për sezonin e ri. Prioriteti kryesor i klubit është gjetja e një sulmuesi të ri, por të zëvendësosh Benzema nuk është e lehtë. Prej kohësh qarkullon një emër fiks, Harry Kane. Në Angli mediat vijojnë të shkruajnë në lidhje me të ardhmen e kapitenit të përfaqësueses angleze, për momentin Kane është prioriteti kryesor, por kjo pritet të jetë një negociatë e gjatë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Realit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Jude Bellingham. Talenti i B.Dortmund është rezervuar kohë me parë nga presidenti Perez, këtë periudhë po diskutohet vetëm detajet. Marca sjell edhe një tjetër emër të ri, një objektiv të Realit në lidhje me këtë merkato vere.

“Opsioni Davies”, shkruan e përditshmja spanjolle duke theksuar se anësori i Bayern Munich mund të vesh fanellën e bardhë.


Shtuar 6.06.2023 11:02