Vuçiç: Kurti është i papërgjegjshëm, nuk kam çfarë flas me të sa kohë është kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk ka çfarë të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për sa kohë ai do të qëndrojë në krye të qeverisë.

Vuçiçu shpreh i shqetësuar për “papërgjegjshmërinë” e Kurtit, teksa shtoi se do të bëjë “maksimumin” për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

“Jam i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, do të bëjmë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po kërkoj nga vendet mbrojtëse, pesë mbi të gjitha, të na ndihmojnë në këtë, të përmbahemi dhe të arsyetojmë me Kurtin”, tha Vuçiç.

Më herët gjatë një deklarate, Vuçiç shprehu shqetësimin për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht.

Sipas Vuçiç, Kosova kërkon krizë dhe të krijojë probleme.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Vuçiç:in./albeu.com