Versioni i COVID-19 afrikan alarmon botën, presidentja e KE: Të ndalohen udhëtimet!

COVID-19 ka pësuar një tjetër mutacion të ri duke sjellë një variant të rinj të këtij virusi që po shkakton frikë dhe masa të shtuara nga shtetet.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet që të mbajë një konferencë për mediat pas konfirmimit të variantit B.1.1.529 në Evropë. Rasti i parë i këtij varianti u konfirmua më herët gjatë ditës në Belgjikë.

Von der Leyen deklaroi se e mira është që Evropa të qëndrojë e bashkuar dhe të veprojë e vendosur me ardhjen e këtij mutacionit të ri.

Po ashtu, ajo u rekomandoi shteteve anëtarë që t’i pezullojnë të gjitha fluturimet nga vendet e Afrikës së Jugut të prekura nga ky varianti.

Von der Leyen është shprehur: “KE u ka propozuar sot shteteve anëtare që të aktivizojnë ndalimin e emergjencës për udhëtimet nga vende të Afrikës Jugore dhe nga vende të tjera ku mutacioni është konfirmuar për të limituar përhapjen e tij.” /albeu.com/

Ursula von der Leyen


Shtuar 26.11.2021 15:51