Rikthimi i Roshit, plas gallata në Facebook

Elvis Roshi ka dhënë sonte një deklaratë kontraversale me disa ditë më parë.

Ai u tërhoq nga politika dhe si kryetar i Bashkisë Kavajë përpara disa ditësh pasi rezultonte se ishte dënuar për përdhunim në grup në Itali kur kishte qenë minoren.

Por Roshi për 2-3 ditë ka mbërritur në Itali dhe aty ka marrë edhe dy dëshmi penaliteti me dy emrat që ai mban.

Roshi i ka shfaqur dëshmitë dhe ata i dalin të pastra.

Kreu bashkiak i dorëhequr tha se nuk ikën si kryetar bashkie pasi figuron i pastër.

Situata duket absurde dhe qesharake, kurse faqja "Jeta Osh Qejf" ka përgatitur një fotografi mbushur me gallatë për rastin. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori