COVID-19, konfirmohen pozitive 2 specialiste të Kadastrës së Durrësit

Dy punonjëse në Kadastrën e Durrësit kanë rezultuar pozitive me COVID 19.

Përgjatë 24 orëve të fundit, specialistët e epidemiologjisë, nga 20 mostra të marra në kadastrën e Durrësit, 19 teste kanë rezultuar negative, ndërsa vetëm 1 person është infektuar për Koronavirus.

Shënohen tashmë 2 raste me Covid-19 në kadastrën e Durrësit.

Kjo vatër e re infeksioni duket se është më problematike pasi në kadastrën e Durrësit marrin shërbim shumë qytetarë dhe frekuentimi është i shpeshtë.

2 specialistët janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre ndërkohë që hetimi epidemiologjik vazhdon intensivisht.

Edhe pse tamponët e 19 personave të cilët kanë rezultuar negativë, ata janë të frikësuar pasi Covid-19 është një virus që shfaqet edhe pas analizave.

Pas prekjes së familjarëve të specialistes së Kadastrës së Durrësit nga Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit.

Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit ishte specialiste sporteli dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët.

Durrësi ka 20 vatra aktive infeksioni deri tani.


Shtuar 3.06.2020 08:26