Rekordi me thyerje të
arrave me kokë.
Në librin e rekordeve botërore, Guinness u regjistrua edhe një rekord. Fjala është për rekordin me thyerje të numrit më të madhe të
arrave deri më sot me kokë, e këtë
vetëm për një minutë.
Këtë rekord e arriti pakistanezi, Mohammad Rashid Naseem, i cili theu me kokë 247 arra
vetëm për një minutë 32 vjeçari nga Karachi i Pakistanit deri më sot ka thyer edhe një radhë rekordesh të tjera, përfshirë këtu thyerjen me kokë të
arrave të kokosit dhe heqjen me dhëmbë të kapakëve të më së shumti shisheve, të dyja këto për
vetëm nga një minutë.
Nasem në një deklaratë ka thënë se qëllimi i tij me këto veprime është që të arrijë të thyej 50 rekorde, e në pyetjen se përse ai synon t’i arrijë ato, ai ka thënë se kjo e bën të lumtur dhe arsyeja tjetër është se dëshiron që ta bëjë Pakistanin të krenohet me të.
Rekordin e deritanishëm në këtë kategori e mbajti, Navin Kumar, për thyerje të 217
arrave me kokë.
Shtuar më 13/10/2018,
ora 10:44