Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Reklama që po trondit kishën
Ka zgjedhur një mënyrë sa origjinale, aq edhe delikate për të komunikuar me besimtarët në lidhje me temat religjioze. Posterat e vendosur në prag të Krishtlindjeve nga Glynn Cardy, pastori anglikan i kishës St. Matthew në Auckland, Zelandë e Re, kanë ngjallur një mori diskutimesh.

Fotoja gjigante shfaq Shën Mërinë duke parë e habitur dhe e trembur një test pozitiv shtatzënie. Mesazhi i fushatës në prag të Krishtlindjeve është “Mary is in the pink”,

(“Maria është te e kuqja”, ngjyra që del në test kur femra është shtatzënë). Sipas ideatorit të fushatës, qëllimi është të shmanget banaliteti që shpesh shoqëron Krishtlindjet. “Krishtlindjet janë të vërteta, – shpjegohet në faqen në internet të kishës. – Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një shtatzëni të vërtetë, një nënë e një fëmijë të vërtetë. Prandaj fotoja paraqet një realitet me ankth, kurajë dhe shpresë”.

Qindra komente të publikuara në faqen në internet të kishës pas shfaqjes së fotos dëshmojnë se zgjedhja e bërë nga pastori është shumë e diskutuar, por e ka arritur qëllimin: ndezjen e debateve mbi besimin në komunitet.

Kjo nuk është hera e parë që pastor Cardy bën të shpërthejnë polemikat me manifestet e tij. Disa vite më parë, ai kishte zgjedhur për protagonist Jozefin, në shtrat me të shoqen në një krizë të sikletshme. “I shkreti Jozef, Zoti është i vështirë për t’u ndjekur” ishte teksti shoqërues.
Shtuar më 15/12/2011, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori