Kosova shpartallon 5-0 Burkina Fason

Shumë e bukur paraqitja e Kosovës, madje vështirë ta mendonte dikush para ndeshjes se dardanët mund të mposhtnin 5-0 Burkina Fason.

Jo se Kosova nuk ka lojtarë të talentuar por duke parë dhe paraqitjet e mëparshme por gjithsesi sot ishte një mbrëmje e shkëlqyer dhe një debutim perfekt për Alain Giresse në stolin e përfaqësueses.

Sa vlen që të shkosh në Botëror. Ja premiot për Kupën e Botës në Katar, përfiton edhe Shqipëria
Dardanët shpartalluan 5-0 Burkina Fason, ekipin që u rendit e katërta në Kupën e Afrikës 2 muaj më parë dhe që sot kishte pothuajse ekipin më të mirë në fushë.

Që në minutën e 3’, Fidan Aliti kaloi përpara vendasit në “Fadil Vokrri” duke paralajmëruar një ndeshje me goleadë ndërsa Astrit Selmani realizon një perlë në 23’.

Pjesa e dytë vijon të flasë për Kosovën që gjen dhe golin e tretë me Vojvodën pas një asisti nga Rashica në zone teksa në 65’ edhe Ujkani bëhet protagonist duke pritur një penallti të ekipit afrikan.

Në 69’ është dhe momenti i Rashicës për të shënuar golin e katërt të takimit ndërsa në 75’ Domgjoni realizon një tjetër gol spektakolar për ta mbyllur sfidën me rezultatin 5-0.


Shtuar 24.03.2022 20:08