E kërkonte Interpoli, kapet në Francë shqiptari i rrezikshëm

Policia franceze ka mundur të arrestojë 50 vjeccarin Tom Kacci, të dënuar me 5 vite burg në fushën e narkotikëve.

50 vjeçari, banues në Bulshar, Mirditë ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burgim, për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas ata kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në vitin 2013, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë dhe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.


Shtuar 12.01.2020 09:38