Në stadiumin legjendar gjerman do të luhet sërish futboll pas 15 vitesh

Skuadra Türkgücü München, e themeluar nga emigrantët turq në 1975, do të luajë ndeshjet e tyre atje, pasi nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Ligës së Tretë të Gjermanisë, duke u promovuar nga ligat rajonale e Bavarisë.

Türkgücü do të luajë vetëm tetë ndeshje si vendas në Stadiumin Olimpik, dhe të gjitha të tjerat do t’i luajë në Grunwalder Strasse, aty ku luajnë TSV 1860 Mynih dhe skuadra tjetër e Bayernit.

Ka qenë e paqartë se në cilin stadium do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas skuadra e emigrantëve turq, pasi ishte e pamundur që të gjitha ato t’i luante në Grunwald, ku paraqiten edhe TSV 1860 Mynih dhe FC Bayern, pasi DFB lejon vetëm 50 ndeshje në një stadium të Ligës së Tretë brenda një viti.

Por, tashmë kompromisi është gjetur, Türkgücü do të mund ta shfrytëzojë për tetë ndeshje sezonale Stadiumin Olimpik të Mynih, në të cilin para disa viteve ka luajtur Bayern Munich.


Shtuar 20.06.2020 20:24