Rasti i rrallë, gjendet qeni me bisht në ballë (FOTO LAJM)

Një qen, këlysh, të cilit po i rritet një bisht i dytë në ballë, është shpëtuar nga rrugët e Misurit, në SHBA.

Sipas “Daily Mail”, qeni u mor që prej dhjetë javësh nga rruga, në një operacion shpëtimi i specializuar për t’i ardhur në ndihmë qenve me nevoja të veçanta.

"Ai është fjalë për fjalë gjëja më magjike që kemi parë ndonjë herë dhe jam kaq e lumtur që e shpëtuam", tha Rochelle Steffen, themeluesja e qendrës.

Sipas saj, bishti në ballin e qenushit mund të shpjegohet me faktin se ai mund të ketë pasur një binjak siamez, i cili nuk u zhvillua.
Shtuar më 14/11/2019, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori