Rast i rrallë, familja trashëgon brez pas brezi të njëjtën anomali gjenetike (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kjo familje braziliane po i habit të gjithë për shkak se të gjithë kanë trashëguar nga njëri tjetri një anomali gjenetike.

14 anëtarët e kësaj familje kanë lindur me nga 6 gishtërinj në secilën dorë dhe këmbë dhe madje së fundmi ata kanë mirpritur një anëtarë të ri në familjen e tyre të madhe, i cili kishte trashëguar po të njëjtën anomali, përcjell albeu.com.

Familja e jashtëzakonshme De Silva shprehet se anomaliteti i bën ata "të dalin nga turma".

Dhe babai i ri Alessandro është i kënaqur që djali i tij i ri ka trashëguar markën e familjes.

Ai tha: "Kjo është një shenjë që nuk ka asnjë familje tjetër", shkruan albeu.com.

Alessandro ka gjashtë gishta, ndërsa gruaja e tij Katia, ka vetëm pesë domethënë ka pasur një shans 50 për qind të djalit të tyre Vinicius që trashëgon genin me gjashtë gishta. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori