Rast i rrallë, binjakët kanë baballarë të ndryshëm
Për një burrë, analiza e ADN-së ishte një goditje në zemër. Kishte vënë re se njëri nga dy fëmijët binjak nuk i ngjante aspak, por nuk e mendonte se ishte martuar me një të pabesë, e cila për muaj me radhë i kishte fshehur tradhtinë.

Historia vjen nga Kina, ku një burrë nga qyteti i Xiamen, zbuloi se njëri nga binjakët që gruaja kishte sjellë në jetë, kishte baba tjetër.

Konfirmimi i asaj që fillimisht ishte dyshim, ishte një analizë e ADN-së e bërë pak muaj pas lindjes së fëmijëve.

Siç raportojnë mediat vendase, burri kërkoi që t’iu bëhej analiza e ADN-së të dy fëmijëve të regjistruar si të tijët.

Sipas drejtorit të ‘Fujian Zhengtai Forensic Identification Center’, qendrës ku u bë analiza e ADN-së, burri u shokua kur mësoi të vërtetën. Në fillim u inatos, ndërsa më tej u mundua të kuptonte të dinte se çfarë kishte ndodhur.

Por për javë të tëra gruaja refuzonte që ti jepte shpjegim, deri kur nga presioni i të shoqit, pranoi se kishte shkuar edhe me një mashkull tjetër. Bëhet fjalë për një rast të rrallë shtatzënie, i cili ndodh kur vezët e femrës fekondohen nga dy meshkuj të ndryshëm në një periudhë të shkurtër kohe.
Shtuar më 28/03/2019, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori