Ramës, vizitorë me jahtin super-luksoz në Dhërmi
Një jaht super-luksoz është ankoruar ditën e sotme në ujërat pranë vilës qeveritare në Dhërmi, ku po kalon pushimet kryeministri Edi Rama.

Gjatë ditës së sotme, nga ky jaht janë parë të lëvizin disa persona të cilët mendohet se mund të jenë takuar me kryeministrin shqiptar.

Jahti është në pronësi të miliarderit greko-amerikan, John Coustas, i cili është pronar i Korporatës multi-milionëshe të jahteve, kontenierëve dhe anijeve të tjera, "Danaos Corporation".

Kjo korporatë ka rreth 3.7 miliard dollar asete ndërsa miliarderi Coustas renditet sipas "Forbes" i 962-ti në botë për nga pasuria. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2016, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori