Baba i një fëmije dhe i shëndetshëm, viktima më e fundit nga COVID-19 është një 34-vjeçar

Koronavirusi ka sjellë bilance lufte në Itali, ku nuk po vdesin vetëm të moshuar por edhe të rinj e të shëndetshëm.

Viktima e fundit në Itali është një djali i ri vetëm 34 vjeç, Emanuele Renzi, punonjës në një Call Center.

Viktima është babi i një fëmijë vetëm 6 vjeç, dhe sipas mediave italiane ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte shfaqur më herët probleme shëndetësore.

Emanuele Renzi ndërroi jetë të dielën, pasi kishte rezultuar pozitiv. Babai i tij rrëfeu për mediat se i biri ishte i shëndetshëm dhe nuk pinte duhan.


Shtuar 23.03.2020 19:07