Raha Moharrak, gruaja e parë që ngjit Everestin

Raha Moharrak, 25 vjeç ka hyrë në histori si gruaja e parë saudite që përpiqet të ngjisë malin Everest, por edhe gruaja që arriti majën e tij. Ajo është pjesë e një ekspedite e përbërë nga katër persona, mes të cilëve burri i parë nga Katari dhe i pari palestinez që përpiqen të arrijnë majën më të lartë të planetit. Ata po përpiqen të mbledhin 1 milion dollarë për projekte edukative në Nepal.


“Duke qenë se vjen nga një vend islamik, ku të drejtat e grave janë rreptësisht të kufizuara, asaj i është dashur të kalojë një numër të madh pengesash për të arritur qëllimin e saj”, kanë treguar miqtë e 25-vjeçares. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2013, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori