Vjen “era” hit, reperja shqiptare konfirmon bashkëpunimin me Encën (FOTO LAJM)

Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperja Rina Bala janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës. Dyshja janë mikesha të mira dhe janë përfolur prej kohësh për një duet.

E ftuar në emisionin “Gjesi” në T7, Rina ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë me dije se ajo dhe Enca do të sjellin së shpejti një bashkëpunim. Gjatë intervistës reperja tregoi se ajo dhe Enca kanë menduar për një duet, por pa zbuluar më shumë detaje.

Rina promovoi dhe albumin e saj të ri në bashkëpunim me partnerin, repeirn Sin Boy. Albumi titullohet “MM” dhe përmban 20 këngë.


Shtuar 19.05.2020 07:02