Ishte ndër më të mirët për Torinon ndaj Interit, Handanovic flet me superlativa për Berishën

Interi arriti të merrtë një barazim në “frymën e fundit” me Torinon në shtëpinë e këtyre të fundit.

Një nga më të mirët për vendasit ishte padyshim gardiani shqiptar, Etrit Berisha, i cili bëri disa pritje decizive.

Pas ndeshjes, portieri “zikaltër” Handanovic foli për superlativa për portierin shqiptar.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Provuam të ndryshonim diçka në këtë ndeshje duke luajtur me topa të gjatë. Kishim shanset tona por një bravo e madhe për Berishën që priti jo pak”.

Gabuam por më pas erdhi barazimi. Ne donim të fitonim por nuk arritëm. Është intensitet i madh ndeshjesh. Ndonjëherë herë nuk je aty ku duhet dhe Championsi nuk është se nuk ndikon. Torino kështu luan me të gjithë.

Është e fortë dhe agresive. Nuk është e lehtë të vish këtu dhe të fitosh. Kampionati është i hapur dhe kështu do të jetë deri në fund. Paraqitjet e mira po I bëjmë. Herë shënon shumë herë jo.

Kundërshtarët po luajnë mirë gjithashtu. Mungojnë edhe 10 javë për ne. Duhet të fitojmë dhe të mbërrijmë deri në fund”, theksoi Handanovic.