Qyteti me një banor
Keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë qytet në të cilin jeton vetëm një banor ? Qyteti i Bufordit në shtetin Wyoming të amerikës, në këtë vend ka vetëm një banor, 60-vjeçarin Don Sammons, raporton Daily Mail.

Vendi është në një lartësi mbidetare prej 2 400 metrave dhe Samons thotë se nuk ndjehet aspak i vetmuar.

Për t’i ikur jetës së zhurmshme të qytetit të madh, Sammons së bashku me gruan u largua nga Los Angeles më 1980 dhe u vendos në Buford.
Atëherë aty jetonin vetëm 7 persona dhe punonin në hekurudhën që kalon nëpër këtë zonë, por në mes të viteve ’90 u shpërngulën në qytete më të mëdha.

Para 15 vjetëve i vdiq gruaja, ndërsa djali, i cili sot është 26 vjet, u largua para tre vjetëve në Colorado. Kështu, Sammons mbeti në Buford i vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2011, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori