“Asgjë nuk do të ndryshojë derisa t’i shqyejmë kokën gjarprit”, tifozët e Man United protestojnë kundër Glazers

Tifozët e Manchester United do të mbajnë një protestë para ndeshjes me Norwich.

Një grup mbështetësish planifikon të protestojë kundër familjes Glazer që zotëron klubin.

Tifozët do të marshojnë dhe planifikojnë të vijnë në Old Trafford 17 minuta pas ndeshjes.

“Asgjë nuk do të ndryshojë derisa t’i shqyejmë kokën gjarprit. Gjithçka kalbet prej saj. Klubi është rrëmujë, ndaj duhet të veprojmë dhe të ndërgjegjësojmë sërish.

Sillni pankarta, flamuj dhe fishekzjarre. Ne kemi nevojë për ju, dhe ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të lihen mënjanë. Për disa gjëra ia vlen të luftosh”, thuhet në një deklaratë të tifozëve.

Vitin e kaluar, tifozët organizuan gjithashtu një aksion për të bërë presion ndaj partnerëve tregtarë të Man United. Si rezultat, klubi humbi një marrëveshje prej 200 milion £ me Hut Group. /albeu.com/


Shtuar 12.04.2022 18:53