Presidenti i Maqedonisë Gjorge
Ivanov, pritet që nesër të realizojë takime të ndara me partitë
politike në vend.
"Konsultimet me partitë
politike parlamentare vijnë pas takimit të
Ivanov me kryetarin e Gjykatës
Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar", kanë bërë me dije nga kabineti i presidentit.
Në takimin e sotëm me kryetarin e Gjykatës
Kushtetuese,
Ivanov ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Ai ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat
kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 16:44