“E njoha në rrjet, donte të shihte nëse isha e virgjër”: Zbardhet dëshmia e të miturës në Kamëz

Pas arrestimit të 22 vjeccarit i cili ka përdhunuar të miturën, është zbardhur dhe dëshmia e vajzës që ka dhënë në polici.

Burime bëjnë me dije se vajza dhe Ardit Domi flisnin prej disa kohësh në rrjetet sociale, ndërsa pasditen e djeshme ai kishte shkuar për ta takuar te shkolla e saj.

Pasi kishte hipur në makinë, 22 vjeçari i kishte kërkuar asaj që të zhvishej, pasi donte që ta vërtetonte nëse ishte apo jo e virgjër.

“A. Domin e njoha përmes rrjeteve sociale dhe pasi folëm gati një muaj ai erdhi me makinë dhe më mori në shkollë. Më kishte thënë emrin e mbiemrin dhe që ishte nga Kukësi. Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”.

Komunikimin me të dyshuarin e ka zbuluar i ati i të miturës që ka kërkuar identetin e të dyshuarit por vajza nuk ka treguar.

Në këto rrethana babai i të miturës ka kryer hetime dhe ka zbuluar se kush ishte personi dhe më pas ka shkuar ne polici.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit, A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”


Shtuar 29.01.2020 14:44