Tragjedi në Gjermani, treni përplas për vdekje dy shqiptarë të Kosovës

Një ditë më parë, në orët e mbrëmjes sipas policisë federale, në Gjermani ka ndodhur një aksident tragjik, ku një tren goditi dy udhëtarë të cilët ishin duke kaluar shinat e trenit, shkruan wiesbadenaktuell.de.

Sipas faqes Shoqata Humanitare Dardana në Wiesbaden, dy  viktimat ishin shqiptarë të Kosovës, Admir Seta (40 vjeç), dhe Leutrim Hyseni (31 vjeç).

Kalimi i shinave hekurudhore në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel përfundoi në mënyrë tragjike për 40-vjeçarin dhe 31-vjeçarin.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dy shqiptarët kanë anashkaluar trenin që po kalonte aty dhe fundi për ta ka qenë fatal./albeu.com