Lavatriçen për larjen e rrobave tashmë nuk e përdorin vetëm njerëzit por edhe qentë. Në Britani janë disa lloj
qensh, që janë të trajnuar nga një shoqatë bamirësi e quajtur “Support Dogs”, të cilët mund të përdorin lavatriçen njëlloj si njerëzit.
Këta lloj
qensh, e hapin lavatriçen duke e tërhequr derën me dhëmbë, i nxjerrin rrobat po me dhëmbë, më pas fusin rroba të tjera në lavatriçe, e shtyjnë derën me hundë dhe më pas e aktivizojnë nëpërmjet një të lehure. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2013,
ora 18:13