Qeni zbulon stolitë e vjedhura (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Policia ka gjetur më shumë se 850 objekte të “vjedhura” në një pellg të vogël, ku përfshihen stoli të çmuara, pistoleta dhe një hanxhar, falë një qeni shumë kurioz.

Një grua, e cila po shëtiste qenin e saj në Whitebeam Woods pranë Worthing, West Sussex, tha se qeni ishte “zhdukur” për disa minuta dhe ishte kthyer me një xhaketë të lagur.

Sipas Daily Mail, qeni kishte bërë një tjetër “arratisje” dhe ishte kthyer me disa sende të tjera. Pronarja e qenit ka njoftuar më pas policinë, e cila ka zbuluar edhe “thesarin” e madh./albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori