Qeni që nuk ha mish
Irwin, një qen labrador 2-vjeçar skuqet dhe ënjtet kur fut në gojë biftekun dhe në këtë mënyrë duhet të hajë vetëm perime, duke qenë menuja kryesore patatet.

Pronari i tij 17-vjeçar ka një vit që nuk i ka dhënë mish qenit.

“Në përgjithësi kur në familje hahet mish, qeni vjen dhe kërkon një copë biftek ose kur bie në tokë pak vjen menjëherë dhe e ha, por ky nuk është rasti i Irwin. Edhe kur sheh salçiçet i kthen sytë në anën tjetër”, shprehet pronari.

Qentë më shumë se çdo gjë tjetër adhurojnë salçiçet dhe biftekët, por ekziston ky labrador nuk është mishngrënës pasi ka alergji nga mishi.
Shtuar më 12/06/2012, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori