Qeni nuhat kancerin tek 3-vjeçarja
Pëlqej
Pippa Woods u diagnostikua me leucemi limfoblastike, pasi qeni i familjes kishte filluar të sillej çuditshëm kur ishte pranë saj.

Kur prindërit vunë re se qeni refuzonte ta linte vajzën vetëm, ata dyshuan se diçka nuk po shkonte siç duhej.

Pasi kreu të gjitha vizitat e nevojshme, prindërve të vajzës nga Mbretëria e Bashkuar iu dha përgjigja që askush nuk do të donte ta dëgjonte, ajo ishte me leucemi. Seancat e kimioterapisë i shkatërruan qelizat kanceroze në gjakun e vajzës dhe tashmë ajo po bën mjaft përmirësim.

Kimioterapia ka rezultuar e suksesshme për shkak të kapjes së sëmundjes në fazat e saj të para.

Prindërit e Pipës, Philip 30 vjeç dhe Paula 38, i janë shumë mirënjohës qenit të tyre për këtë gjë, sepse vetëm falë tij ata mundën të merrnin vesh se vajza e tyre ishte e prekur nga një sëmundje e tillë. Rezultati mbi sëmundjen e Pipës doli vetëm pak pasi u bënë analizat e gjakut. /albeu.com/

Burimi: Daily Mail
Shtuar më 13/08/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori