Qeni më i zgjuar në botë
Pëlqej
Jack Russell Terrier Jesse nga Arizona është qeni më i zgjuar në botë. Kështu të paktën thotë pronarja e tij, Heather Brooke (21), e cila ka arritur ta mësojë që t’i ndihmojë në punët e shtëpisë. Jesse 5-vjeçar pastron shtratin, fut rrobat në lavatriçe dhe hedh mbeturinat. Nganjëherë i bën kafe Heatherit. Përveç truqeve në shtëpi, Jesse jashtë shtëpisë e nget vet “skateboardin”.

Studentja e ekonomisë, Heather, ka vënë re se Jesse shumë shpejt mban mend, dhe për këtë vazhdimisht i ka mësuar truqe të reja, shkruan “The Sun”.
Shtuar më 23/11/2010, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori