Qeni më i vogël në botë
Quhet “Mrekulli” dhe është qeni më i vogël në botë, më i vogël se pëllëmba e dorës së një njeriu dhe me peshë totale prej rreth 300 gramësh. Një qen i racës Çihuahua, këlyshi Mrekulli duket se vuan nga mosrritja. Megjithatë, ai nuk shfaq asnjë defekt tjetër dhe sipas pronarit të tij, një 10-vjeçar britanik, qeni ka një oreks të mirë dhe i pëlqen të pijë qumësht.

“Sipas mësueses sime, është pa dyshim qeni më i vogël që ka lindur ndonjëherë. Megjithatë, për mua është perfekt edhe kështu”, shprehet Kayley-May, transmeton TCH.

Mrekullia lindi së bashku me katër këlyshë të tjerë, të cilët ngordhën pak pas lindjes. Përpara se t’i linin të birit të tyre kujdestarinë e qenit disa javësh, Mrekullinë e çuan tek veterineri, i cili konstatoi se ai nuk vuan nga asnjë problem, përveç të qenit xhuxh.
Shtuar më 22/03/2012, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori