Putin i dha Mbretit të Arabisë dhuratën e veçantë, por nuk shkoi çdo gjë vaj (FOTO LAJM)

Presidenti i Rusisë Putin ka bërë një vizitë në Arabinë Saudite në uadër të një marrëveshjeje tregtare, i dhuroi Mbretit Salman një fajkua, por gjatë këtij momenti u shënua një incident i vogël.

Gjatë momentit kur Putin po i prezantonte Mbretit Salman fajkoin e arktikut, i cili është një specie e rrallë, shpendi u duk mjaft i frikësuar duke tentuar vazhdimisht që të largohej prej duarve të njërit prej shoqëruesve të presidentit rus.

Fajkoi i arktikut është një specie në zhdukje dhe rritet kryesisht në skajin verior të globit, në gadishullin e Kamchatka-s.

Fajkonjtë janë një shpend mjaft i vlerësuar në vendet arabe. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori