Pushoi në makinë, lajmërohet si i vdekur
Bartek Bablewski 36 vjeç, punëtor ndërtimtarie në Poloni , ishte shtrirë të pushojë në automjetin e tij në Poznan, mirëpo trupi i tij i zhveshur u kishte rënë në sy kalimtarëve të tmerruar.

Kur u zgjua nga gjumi kuptoi se e kishin raportuar në polici si të vdekur dhe të braktisur.

“Zakonisht fle gjatë pauzës së drekës... E kisha larguar këmishën sepse kisha të nxehtë dhe gjithmonë fle me krahët e vendosur mbi gjoks”, ka shpjeguar Bablewski.

Ai ka thënë se policia dhe ekipi paramjekësor kishin tentuar ta hapnin derën duke e frikësuar atë tej mase, ndërsa edhe ata janë frikësuar pasi që ai ka lëvizur.

Shtuar më 03/05/2012, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori