Makina del nga rruga në aksin Vlorë-Fier, një i lënduar

Një tjetër aksident është regjistruar sot në vend. Në aksin Vlorë-Fier një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com