Publikohen pyetjet e çuditshme të britanikëve, vrasin mendjen nëse ka vampirë
Pyetjet për vampirët në Poloni dhe sallamin vegjetarian janë në mesin e pyetjeve më të çuditshme që qytetarët britanikë të ndodhur jashtë vendit ia kanë bërë Zyrës së Jashtme.

Publikimi i këtyre pyetjeve është bërë me qëllim që qytetarët të vetëdijësohen se numri i këtij institucioni duhet të përdoret vetëm për raste emergjente.

Zyra e Jashtme ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 i ka pranuar më shumë se 330 mijë thirrje nga qytetarët britanikë që jetojnë jashtë vendit ose që kanë udhëtuar përkohësisht në një vend tjetër.

Një person në Holandë kishte kërkuar t’i shpjegohej komploti në filmin “Bravehheart”. Ndërkaq, një qytetar i ndodhur në Ishujt Kanare kishte kërkuar që Zyra e Jashtme ta bindë hotelin për t’ia dhënë atij një dhomë tjetër sepse një mace e humbur i kishte hyrë në dhomë dhe kishte urinuar në shtratin e dhomës.

Një person në SHBA telefonoi për të pyetur se kush ka fituar në një garë vallëzimi që shfaqet në televizor. Dikush tjetërPoloni kishte pyetur se a ka vërtet vampirë në Poloni, pasi një grua e kishte pyetur për grupin e gjakut në takimin e tyre të parë. Ndërkaq, një telefonues ishte interesuar për blerjen e sallamit vegjetarian në Indi.


Shtuar më 30/12/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori