Pse specat jeshil janë më të lirë në treg?
Në tregje gjenden speca të ngjyrave të ndryshme, si të jeshile, të kuqe apo të verdha, megjithatë të jeshilet janë më të lira se dy të tjera zakonisht.

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse ndodh kjo edhe pse specat vijnë nga e njëjta arë apo serrë?

Ka një arsye të thjesht për këtë: Speciat jeshil vilen para pjekjes së tyre të plotë dhe dërgohen direkt në markete, kurse për specat e kuq ose të verdhë duhet të pritet deri sa ata të piqen tërësisht dhe më pas të vilen.

Sigurisht që kjo kërkon më shumë kohë dhe siç e dimë nga fjala e urtë "koha është flori". Gjatë kësaj periudhe, fermeri nuk mundet që ta punojë tokën për të kultivuar perime të tjera duke i rritur koston.

Përveç kësaj, specat e kuq dhe të verdhë kërkojnë pak më shumë kujdes në transport se sa të jeshilët duke bërë kështu që të kenë kosto më të lartë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori