Raketa më e fuqishme në botë lëshohet në hapësirë, por përfundon me shpërthim (VIDEO)

SpaceX i Elon Musk vazhdoi me lëshimin e raketës Starship në fluturimin e parë provë, por përpjekja u kurorëzua me dështim.

Kjo sepse një shpërthim ndodhi pothuajse katër minuta pas lëshimit.

Agence France-Presse raporton se Starship i SpaceX u nis nga Starbase, porti hapësinor privat i SpaceX në Boca Chica, Teksas, ndërsa kapsula Starship ishte planifikuar të ndahej nga raketa e fazës së parë tre minuta pas fluturimit, por ndarja nuk u bë pasi ndodhi shpërthimi.

SpaceX në Twitter shkroi: “Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën multiplanetare”.

 


Shtuar 20.04.2023 16:25

Tags: ,