Rama takon peshkatarët e Durrësit: Eksportet do t’i çojmë 200 milionë, se harroj dot herën e parë që ju takova (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se eksportet e peshkimit do të shkojnë në 200 milion euro.

Komentet Rama i bëri gjatë paradites së të martës në Durrës, në atë që e cilëson si “industria e rilindur e peshkimit.”

“Ju shkonit ta merrnit naftën në Itali. Sot jemi në shifrën e 130 milionë euro eksporte në vitin e kaluar dhe ambicia është për të bërë shumë më tepër. Duam që Shqipëria të shkojë në 1 miliardë eksporte bujqësore ku peshkimi duhet ta kapë dhe ta kalojë tavanin e 200 milionëve. Kjo është e mundur, por kërkon që ne të lehtësojmë çdo lloj peshe në aspektin burokratik siç kemi bërë falë faktit që jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju”, u shpreh Rama./albeu.com/