Pse njerëzit janë të fiksuar me nazizmin?
Interesi i njerëzve ndaj Hitlerit ka lënë shumë historianë pa fjalë

Fiksimi i popullit me Hitlerin dhe nazistët është plotësisht i kuptueshëm por në të njëjtën kohë i çuditshëm. Rajhu i Tretë ka ngjallur shumë interes te qytetarët. Megjithatë, nga ana tjetër, kurioziteti i popullit ka lënë shumë historianë pa fjalë.

Ky lloj fiksimi e ka zanafillën që me fillimin e propagandës në kohën e luftës: populli e ka parë më një sy kritik situatën, ndërsa një pjesë lavdëronte Stalinin, pjesa tjetër e ka cilësuar Hitlerin dhe Nazistët si e keqja, si armiku kryesor- humbja e të cilit ishte një domosdoshmëri morale.

Fiksimi i qytetarëve me nazistët ka qenë deri diku sipërfaqësor, por është përforcuar më vonë nga shijet jo aventureske të popullit dhe nga instinktet e botuesve dhe regjisorëve të filmave. Interesi gjeneron material, dhe materiali gjeneron interes.

Për disa nga arsyet e fiksimit për Hitlerin janë pak më thella, ndoshta, e gjitha qëndron te pyetja se si kombi i ‘mendimtarëve dhe poetëve’ u bë kombi i ‘gjykatësve dhe xhelatëve’.

Gjermania nga fillimi i shekullit 20 ishte një titan i kulturës, një nga shoqëritë më të përparuara në planet; Republika e Weimar, pavarësisht disa dështimeve të saj në politikë, fitoi 16 Çmime Nobel, transmeton abcnews.al

E megjithatë, ky ishte i njëjti komb që u josh nga Hitleri dhe njerëzit vazhduan të bëheshin bashkëpunëtorët e tij të luftës dhe arkitektët e gjenocidit kundër hebrenjve.

Lind pyetja se si Gjermania humbi pushtetin e saj, se si njerëzit e saj dështuan tek ajo çfarë dinin më mirë, dhe është pikërisht kjo që ngjalli interes.

Gjermania naziste është një mësim i gjendjes njerëzore, në brishtësinë e pafundme të civilizimit.

Hitleri dhe nazistët luajnë një rol thelbësor në kulturën gjermane: ata kanë treguar se çfarë është e keqja. Një shekull më parë, figura më e fuqishme morale në kulturën perëndimore ishte Jezu Krishti. Të krishterët dhe ata që nuk ishin krishterë ranë dakord se vizioni i tij etik ishte thelbësor. Tani, figura jonë më e fuqishme morale është Adolf Hitler, i cili e përcakton të keqen ashtu si Krishti përcaktoi dikur mirësinë.

Kryqi dhe krishterimi nuk janë më nderi i kulturës tonë.

Nëse do të zgjidhni një qenie njerëzore si mishërim i të keqes, duhet gjetur një kandidat më i mirë. Por jo çdo ngjarje kataklizmike rishkruan identitetin gjerman ashtu siç bëri Lufta e Dytë Botërore dhe gjenocidi nazist.

Ishte lufta kundër nazizmit ajo që shënjoi atë akt të madh modern të besimit, ‘të drejtat e njeriut’, në të cilin ne të gjithë besojmë. Pra, kur flasim për luftën, ne përforcojmë dhe mbrojmë historinë e shenjtë nga e cila varen vlerat tona kolektive.

A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë audio që përsëritet më shpesh sesa transmetimi i Chamberlain i 3 shtatorit të vitit 1939 që njoftonte se Britania ishte në luftë?

Por kjo nuk ka të bëjë me historinë. Ne nuk i tregojmë vetëm historitë: ne i rishkruajmë ato. Filmi i Ingredious Basterds i Quentin Tarantino na tregon se si Hitleri duhej të kishte vdekur, dhe jo si vdiq ai. Dhe mitet moderne mbi të cilat rriten vetë fëmijët tanë, nga Tolkien përmes Star Wars në Harry Potter, janë pa dyshim të gjitha versionet e luftës anti-naziste, të kamufluara në ideale të përjetshme.

Kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi. Është më mirë të dimë se çfarë të urrejmë sesa çfarë të duam. Dhe këto mite mund të mos jenë të mjaftueshme për të frenuar nacionalizmin autoritar që është ringjallur.

‘Le të flasim më shumë për pasojat e luftës

A është e çuditshme që një historian britanik i periudhës së nazizmit të shqetësohet për interesin e tepruar të popullit britanik? Dikush duhet të tregojë numrin e turistëve të ekspozitave dhe muzeve të Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, dhe të mbështesë përpjekjet e profesorëve të Holokaustit. Por disa aspekte të kulturës bashkëkohore britanike tregojnë vërtet një mani të popullit për nazistët.

Një aspekt i fiksimit të gjatë me nazistët është Lufta e Dytë Botërore. Dëshira për të nderuar viktimat e luftës britanike dhe veteranët është shpalosur nga ceremonitë, pasaportat dhe nderimet në përvjetorët e D-Day(fillimi i një operacioni ushtarak) dhe VE-Day(Dita e Fitores në Europë).

Ky është një mit kombëtar i fuqishëm. Mësimi nga Lufta e Dytë Botërore do të ishte si një fillim që ka në fokus dimensionin e saj global dhe dekolonizimin.

Ndërkohë, ‘nazistët’ si mishërim i të keqes, janë një element kryesor për krijimin e dokumentarëve dhe filmave. Pjesa më e madhe e fuqisë së tyre qëndron në riprodhimin ose imitimin e pamjeve naziste në skenë.

Në ditët e sotme, imazhi që ushtron propaganda naziste mbi imagjinatën e popullit është një sfidë.

A mundet fiksimi i popullit me ‘nazistët’ të jetë si kod për armiqtë e Britanisë ose e keqja e përjetshme të rikthehet përsëri në diçka serioze duke pyetur veten pse demokracitë i nënshtrohen autoritarizmit dhe fashizmit?

Si do të silleshim në rrethana të tilla?

Audiencat në të gjithë botën përfshijnë programe televizive mbi vrasësit masivë, vampirët e veshur mirë dhe ‘djemtë çapkënë’.

Nazistët i kishin të 3 këto cilësi. Ata kishin Messerschmidt( avion ushtarak),raketën V-2, dhe tanku Tiger. Projektuar nga Ferdinand Porsche, tanku është një projekt i madh i inxhinierisë gjermane.

Hitleri mund të ketë vjedhur lirinë nga gjermanët, por ai u dha atyre gjeometrinë e paradave, me uniformat SS të prodhuara nga kompania Hugo Boss. Humoristi britanik Arthur Marshall kujtoi se si në 1945 ai dorëzoi katër oficerë gjermanë në bordin e një jahti në Flensburg në Balltik.

Disa nazistë ishin maniakë vrasjesh. Shumica e gjermanëve bënë atë që iu tha. Ashtu si në Eksperimentin famëkeq të Milgramit, ata i lanë përgjegjësinë të tjerëve, duke shkaktuar shumë viktima.

Kjo është ajo çfarë na sfidon: si do të silleshim ne në rrethana të tilla? Por gjithashtu sfidon të gjithë premisën e projektit të epokës së Iluminizmit mbi të cilin mbështetet civilizimi ynë. Ideja ka qenë gjithmonë që arsimi të krijojë breza më të mirë duke përmbysur përvojën mizore naziste. Ata nuk ishin vetëm të diplomuar, por kishin mbaruar edhe doktoraturën nga universitetet e vjetra gjermane. Sjellja e tyre si vrasës por të arsimuar, me veshje elegante është po aq e pakuptimtë sa historia e vrasësit serial më të madh të Britanisë, Harold Shipman./abc news
Shtuar më 12/10/2020, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori