Mendohet se
nëse prindërit lindin
djem apo
vajza, është thjesht një shans i rastësishëm. Por, jo tamam! Raporti normal i gjinisë në lindje ëshë 105 meshkuj dhe 100
vajza. Por, raporti varet nga rrethanat dhe nga ndryshimet mes familjeve. Ka edhe faktorë të tjerë që influencojnë gjininë e një pasardhësi. Një nga principet më të përqafuar të biologjisë së evolucionit është hipoteza Trivers-Willard, e cila thotë se
prindërit e pushtetshëm dhe me një status të lartë shoqëror lindin më shumë
djem, ndërsa
prindërit e varfër lindin më shumë
vajza. Kjo sepse fëmijët në përgjithësi trashëgojnë pasurinë dhe statusin social të prindërve të tyre.
Përgjatë historisë,
djem nga familje të pasura të cilët do të bëheshin vetë të tillë një ditë, priteshin të kishin një numër të madh grash, të dashurash dhe të lindnin më shumë fëmijë, ndërsa motrat e tyre po aq të pasura mund të kishin vetëm një numër të kufizuar fëmijësh. Në këtë mënyrë, seleksioni natyral i detyron
prindërit të paragjykojnë raportin mes gjinive që në konceptim, në varësi të situatës ekonomike: më shumë
djem nëse janë të pasur dhe më shumë
vajza nëse janë të varfër. Kjo hipotezë është e njohur dhe e dokumentuar rreth globit.
Presidentët amerikanë, zëvendës presidentët dhe sekretarët e kabinetit kanë pasur më shumë
djem se
vajza. Sipas dosjeve të kishës në shekujt e 17-të dhe 18-të, pronarë të pasur tokash në Leezen në Gjermani kishin më shumë
djem se
vajza, ndërsa bujqit dhe tregëtarët pa ndonjë pronë kishin më shumë
vajza se
djem. Në një sondazh të bërë në 46 shtete, pyetjes se “
nëse do të kishit një fëmijë, çfarë gjinie do ta donit” të pasurit i përgjigjeshin “djalë” ndërsa më të varfërit përgjigjeshin “vajzë”. Hipoteza “Trivers-Willard” shkon më tej se statusi dhe pasuria e një familjeje;
nëse prindërit kanë ndonjë cilësi që mund ta pasojnë tek fëmijët e tyre dhe kjo cilësi është më e përshtatshme për
djem se për
vajza, atëherë ata lindnin më shumë
djem.
Pamja fizike, ndikon më shumë tek suksesi i riprodhimit tek femrat sesa tek meshkujt. Hipoteza e përgjithshme parashikon se
prindërit e pashëm do të lindnin më shumë
vajza sesa
djem. Amerikanë të cilët janë cilësuar si “tepër tërheqës” kanë 56% shans për të lindur një vajzë si fëmijën e tyre të parë, në krahasim me 48% për pjesën tjetër të njerëzve.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 16:35