Luizi del nga izolimi, puthje e përqafime me Kiarën (VIDEO)

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” mbrëmjen e sotme mbërriti një zarf i bardhë, në të cilin kishte një propozim për banorët.

Ata u vunë përballë një zgjedhjeje, të pranonin të humbinin 10 mijë euro nga çmimi i madh dhe të nxirrnin nga izolimi Efin dhe Luizin, ose t’i linin gjërat siç janë dhe dyshja të ktheheshin në mesin e banorëve të shtunën.

Shumica e banorëve votuan pro, dhe Efi me Luizin dolën.

I veçantë ishte momenti kur Luizi takohet me Kiarën.

Siç mund edhe ta shikoni nga pamjet, ata përqafon me njëri-tjetrin me mall./albeu.com


Shtuar 22.01.2023 21:01