Pse larja e fytyrës për të paktën 60 sekonda mund të bëjë mrekulli?
Me sa duket, një fytyrë e lëmuar dhe me shkëlqim nuk kërkon gjithmonë produkte dhe mjete të shtrenjta për kujdesin e lëkurës.

Sekreti për pamjen e bukur është i thjeshtë dhe varet nga koha që kaloni duke larë fytyrën. Siç rezulton, ne duhet të fillojmë t’i kushtojmë vëmendje shtesë kësaj çështjeje dhe së shpejti do të vijnë rezultate të shkëlqyera, sipas “Bright Side”.

Ne nuk kalojmë kohë mjaftueshëm duke larë fytyrën.

Kjo metodë pastrimi u propozua nga Nayamka Roberts-Smith nga “LABeautyologist”, në një nga postimet e saj në Twitter. Sipas saj, ne nuk e pastrojmë lëkurën tonë për aq kohë sa duhet. Në vend të 15 sekondave të zakonshme që kalojmë duke larë fytyrën dhe zonën e qafës, duhet ta bëjmë për të paktën 60 sekonda.

Larja mirë e fytyrës është thelbësore.

Gjatë ditës, shumë baktere mund të grumbullohen në lëkurë së bashku me make up-in që mund të futet thellë në pore. Nëse lëkura pastrohet mirë, edhe produktet e tjera për kujdesin e lëkurës do të jenë më të efektshme. Kjo përmirëson pamjen e lëkurës dhe e bën më të butë.

Çdo zonë në fytyrë trajtohet me më shumë kujdes në këtë mënyrë.

Kjo procedurë mund të jetë e dobishme, veçanërisht për poret tuaja. Kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret në fytyrën tuaj përzihen me vajin natyral të fytyrës (i cili prodhohet nga gjëndrat tona dhjamore), mund të shfaqen pore të bllokuara. Më vonë ato mund të shkaktojnë pikat e zeza dhe pikat e bardha. Në këtë rast, pastrimi i fytyrës me shumë kujdes mund të ndihmojë në zvogëlimin e tyre.

Mënyra se si e lani fytyrën luan gjithashtu një rol të madh.

Estetistja thekson se gjithçka duhet të bëhet duke përdorur vetëm gishtat. Mos përdorni furça, sfungjer ose pëlhura larëse për fytyrën, por në vend të kësaj bëjini vetes një masazh të këndshëm dhe të dobishëm. Duke bërë këtë, ju gjithashtu mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut, i cili gjithashtu ka efekte pozitive në fytyrën tuaj, si ulja e rrudhave dhe përmirësimi i pamjes së lëkurës.

Ajo gjithashtu shton se kjo metodë është e përshtatshme për çdo lloj lëkure, nga ato me yndyrë deri tek ato të thata.

Kjo mund të ketë përfitime të tjera për fytyrën.

Ju mund ta merrni këtë rregull si një shans për të ngadalësuar plakjen dhe për t’i dhënë vetes më shumë kohë duke u relaksuar. Mendoni për zonat rreth syve, hundës, ballit dhe qafës dhe bëjini edhe atyre një masazh të këndshëm.
Shtuar më 21/11/2020, ora 23:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori