Stresi i shkon tek varri Brilant Martinajt, ka një mesazh pikëllues për “vëllain e tij të vogël”

Këgëtari Stresi ishte një nga miqtë më të ngushtë të Brilant Martinajt, i cili u vra më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.

Sot, reperi ka shkuar në varrin e 23-vjeçarit dhe ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale.

“M’ka marrë malli aq shumë sa vetëm ti e di se sa vllai im i vogël,” – shkruan Stresi, ndërsa në foto duket se është i përlotur tek varri i mikut të tij. Pas vdekjes së Brilant Martinajt, Stresi ndaloi koncertet e tij, duke u shprehur se i ishte thyer zemra nga vrasja e shokut, ndërsa hera herës ndante pamje dhe foto të tij.

Brilant Martinaj u ekzekutua bashkë me miqtë e tij, ndërsa disa javë më parë, më 9 gusht u pa për herë të fundit kushëriri i tij, Ervis Martinaj. Ai është zhdukur, por Policia po heton në dy pista; inskenimin ose vrasjen e tij.


Shtuar 9.09.2022 12:41