Sulmi me armë që la të vdekur rojen në Top Channel, dyshohet se autorët u larguan drejt Vlorës, lëvizja e dyshimtë që ra në sy

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Top Channel, ku mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë, roja 60-vjeçar Pal Kolaj.

Dyshohet se autorët e krimit janë larguar drejt Vlorës, ndërsa sipas Report Tv në polici janë shoqëuar disa persona.

Që prej mëngjesit po kontrollohen kamerat e vendosura në hyrje të qytetit që kanë parë një makinë, e cila ka ndaluar dhe ka hedhur diçka në ferra.

Në vendngjarje janë efëktivët e policisë, të cilët po bëjnë kontrolle për të zbuluar çfarë është hedhur nga makina.

Ndërkohë, një automjet i djegur tip  “Range Rover” është gjetur në Golem të Kavajës dhe dyshohet se është përdorur nga 4 autorët.

Sipas një dëhmitari, ata më pas janë larguar me dy makina, një tip “BMË” dhe një tip “Audi”.