Kaosi me pronat prek edhe bankat, KLSH zbarkon te Kadastra

Kaosi te Kadastra ka futur në ngërç të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme në vend, ndërkohë që po shkakton edhe kosto të mëdha financiare për qytetarët që duhet të ribëjnë aplikimet për veprime aty pas përfundimit të afatit.

Nisur nga situata e krijuar, AlbEu mëson se në zyrat e Kadastrës kanë zbarkuar inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët po verifikojnë procedurat e menaxhimit të punës aty si edhe të sistemit online të shërbimit, i cili ka dështuar totalisht.

KLSH ka shkuar te Kadastra pas raportimeve në media për kaosin me pronat, ndërkohë që shqetësues është fakti se kjo ka shkaktuar ngërç edhe te bankat, të cilat nuk mund të bëjnë veprime me kreditë me kolateral. /albeu.com

 


Shtuar 25.08.2023 12:35