Protestuesi-Ramës: S’jemi të Shtëpisë së Lirisë por të shtëpisë së fëmijës

Teksa ditën e sotme po mbahet dita e pestë e protestave kundër rritjes së çmimeve, shumë qytetarë kanë dalë me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve.

Një prej qyteteve ku protestohet është edhe Kukësi, ku një prej protestuesve i është përgjigjur deklaratave të Ramës, ku ky i fundit u shpreh se në shesh ndodhen simpatizantët e Shtëpisë së Lirisë.

Qytetari u shpreh se nuk janë të Shtëpisë së Lirisë, por të shtëpisë së fëmijës, pasi kanë fëmijë në shtëpi.

“E kemi dëgjuar shpesh të thonë se ne jemi të shtëpisë së lirisë. Ne nuk jemi të shtëpisë së lirisë por të shtëpisë së fëmijës. Kemi fëmijë në shtëpi. Duam të na ulë taksat  duam të na shërbejë. Nuk është bërë kryeministër me na shërbyer”, tha ai./albeu.com/